Subscribe

Aksioni i Inspektoriatit te Territorit per prishjen e objekteve ne Unazë e Re nisi me tensione mengjesin e kesaj te marte.

 

Banorët kaluan natën jashtë pasi ishin paralajmëruar se sot ishte afati i fundit për të liruar banesat.

 

Sapo forcat e rendit  u vendosen në zonë rreth ores 06:00 te mengjesit u goditen me gurë. Situata  u tensionua ndersa uniformat blu përrdoren edhe gazin lotsjellës

 

Përplasja shkaktoi të lënduar si nga banorët, por edhe nga radhët e forcave të policise.

 

Të plagosurit u dërguan në spitalin e traumës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa 15 persona u shoqëruan në komisariat për kundërshtim të uniformave blu.

 

 

Në krah të banorëve ishin edhe ish deputet të partisë demokratike.

 

Pas perplasjes fadromat e Inspektoriatit nisen prishjen  e 33  ndërtimit të që preken nga projekti per zgjerimin e Unazës së Re.

 

21 pronare janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

 

Nderkohe policia u beri thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi në të kundërt do të përballen me ligjin.

 

Aksion I IKMT dhe tensionet ne “Astir” shkaktuan bllokimin e qarkullimin në këtë zonë, duke krijuar edhe trafik.

 

 

Momentet e perplasjes ne mengjes:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *