Kronikë
Dhunë ndaj ish të dashurës, pranga 36 vjeçarit

Një 36 vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për përndjekje të vazhdueshme ndaj ish të dashurës së tij.
Arrestimi i shtetasit me iniciale A.K. është bërë në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Policia bën me dije se 36 vjeçari, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




