E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunë ndaj grave dhe vëllezërve, disa të arrestuar në pak orë në Tiranë

Disa persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për të njëjtën vepër penale nga drejtoria e policisë së qarkut Tiranë, “Dhunë në familje”.

 

Nga Komisariati i Policisë N. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Reklamë

Nga efektvet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit: A. H., 41 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi N. H. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe në momentin e shoqërimit të tyre për në komisariat, të dy këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i dëmtuar njërën nga kamerat e trupit dhe një aparat celular.

 

Ndërkohe nga policët e Komisariatit te Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasi R. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e motrës së tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait.

Vazhdo të lexosh

Reklamë