Kronikë
Dhunë dhe kaos në rrugët e Tiranës, policia kundërpërgjigjet ndaj protestuesve

Prej 11 orësh, Tirana ka qenë nën tensionin e dhunës së protestuesve, të cilët kanë sulmuar objektet shtetërore dhe private.
Për gati 11 orë, forcat e policisë janë sulmuar me gurë dhe mjete të forta, ndërsa kundërpërgjigjja e tyre ka qenë vetëm me ujë dhe gaz lotsjellës.
Ndërkohë, në mbrëmje, policia ka rritur përdorimin e forcës ndaj protestuesve, për të mos i lejuar të vijojnë djegien dhe grabitjen e bizneseve përgjatë rrugëve, të cilat kanë qenë edhe shënjestra kryesore e tyre.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




