E mërkurë, 14 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Dhuna në Tiranë, Begaj: Po e ndjek me shqetësim, zyra ime është e hapur për qytetarët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reagaur pas protestave të dhunshme të ndodhura dy ditët e fundit në Tiranë, ku sot ka agravuar në zjarrvënie në disa institucione.

Në reagimin e tij Begaj thekson se po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

Reklamë

Ai fton të gjithë qytetarët që të qendrojnë të qetë dhe se është i hapur për takim.

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

Reklamë

E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Në këtë moment, vendit  i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet.

Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.” – u shpreh Presidenti i Republikës nëpërmjet facebook-ut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.