Tetë persona janë vënë ne prangat e policisë dhe janë proceduar penalisht ne gjendje të lirë 9 persona të tjerë, në lidhje me protestën e sotme të opozitës para Parlamentit.

 

Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres, M., 23 vjeç, banues në Tirane, E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;L.D., 37 vjeç, banues në Burrel;A.P., 23 vjeç, banues në Tirane; M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz; L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh dhe E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

 

“Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë”.

 

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”.

 

Ndërsa personat e proceduar penalisht me akuzën “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë. Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

Ndërkohë vazhdon puna për identifikimin dhe venien para pergjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të perfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protstës së ditës së sotme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *