E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 25 minuta më parë
Vendi

Dhuna në protestën e opozitës arrestohen 27 persona

Që në mbyllje të protestës së opozitës, policia e Tiranës nisi shoqërimet e para në komisariate. Forcat e rendit deri më tani kanë ndaluar  55 person, 27 prej të cilëve u prangosën, ndërsa 10 të tjetër po hetohen në gjendje të lirë.

 

Mes personave të proceduar është edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, organizator zyrtar i tubimit. Ndërsa disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Reklamë

Ata akuzohen për prishje të rendit publik, shkatërrim prone me zjarr e kundërshtim te forcave të policisë.

 

Nga perplasjet e mbremshme para selise se parlamentit mbetën të lënduar 15 protestues dhe 5 efektivë.

 

Këta të fundit u vizituan në spital nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe  Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë