Ndalimi i fluturimeve ne zonat e luftimeve ne Siri ishte kërkesa qe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i drejtoi Rusise dhe qeverise siriane, si shansi i fundit per te rikthyer armëpushimin, por kjo nuk ka ndodhur dhe ne terren situata eshte dramatike. Dhjetra civile gjeten vdekjen gjate nates ne zonat e kontrolluara nga rebelet ne qytetin e Alepos, ku u shenuan bombardime nga me intensivet ne muajt e fundit. Përfaqësues te Observatorit Sirian per te drejtat e njeriut deklaruan se jane perdorur arme te te gjitha llojeve, ndersa dëshmitare kane folur edhe per arme kimike, mes te cilave bomba me fosfor. 15 sulme ajrore ndodhen vetëm ne dy zona ku gjendet nje grup rebel. Kjo situate e ben te pamundur rinisjen e shpërndarjes se ndihmave, ndonëse OKB kishte njoftuar se pavarësisht sulmeve te fundit ku kane gjetur vdekjen dhjetëra punonjës humanitare, do te dërgonte te tjera autokolona me ushqime, veshje, e ilaçe per banoret. Megjithate, përpjekjet diplomatike te SHBA dhe te Rusise do te vazhdojnë per gjetjen e nje zgjidhjeje edhe gjate takimin me Grupin Nderkombetar qe Mbeshtet Sirine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *