E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dhimbje pa fund në Spanjë, 462 të vdekur vetëm këtë të hënë

Spanja po përjeton ditë shumë të vështirë. Shifrat e të prekurve dhe viktimave që raportohen ditë pas ditë po njohin vetëm rritje të mëdha.

E hënë e 23 marsit, shënoi edhe kulmin e të dhënave. 462 persona kanë gjetur vdekjen vetëm në 24 orët e fundit,  70 më shumë sesa ditën e dielë.

Numri total I viktimave ka shkuar në 2182, një tendence vërtet e frikshme.

Ministri I Shëndetësisë Fernando Simon konfirmoi se janë rritur me 14% edhe rastet e reja në raport me numrin total të një dite më parë.

Reklamë

4717 janë rastet e reja vetëm këtë të hënë ndërsa në total kanë shkuar 33 mijë e 89 të infektuar.

Lajme jot ë mira edhe nga statistikat e atyre që kanë lënë spitalin,

Në raport me të dielen, numri I atyre që kanë lënë spitalin gjithnjë krahasuar me totalin e rasteve pozitiv është 13% ndërsa një ditë më parë ishin 15%.

Ndërkohë numri I atyre që janë në terapi intensive ka shkuar në 2355 ose 32% më shumë se një ditë më parë.

Autoritetet sqarua gjithashtu se 87% e viktimave ne Spanje jane mbi 70 vjec.

Vazhdo të lexosh

Reklamë