E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dezinfektohen spitali, kisha, xhami e pika kufitare, mbyllen tregjet në Pogradec

Në të gjitha institucionet publike në Pogradec ka vijuar dezinfektimi në kuadër të marrjes së masave parandaluese kundër koronavirusit.

Spitali, posta, qëndrat shëndetësore, pikat kufitare, kishat dhe xhamitë si dhe sheshet kryesore të qytetit janë disa nga vendet që janë dezinfektuar nga punonjësit e bashkisë.

Sipas bashkisë së Pogradecit, do të vijojë  edhe nesër me këtë proces për të garantuar ambjente të sigurta për qytetarët.

Ndërkohë thuhet se shërbimet në bashki janë kufizuar dhe do të kryhen vetëm online.

Reklamë

Gjithashtu sot në Pogradec është mbyllur edhe tregu i fruta-perimeve.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë