Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.
Mëohet se deputetja e LSI ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” që GJKKO ka caktuar ndaj saj.
Sipas vendimit, Kryemadhi po zbaton vendimin për t’u paraqitur të hënën e parë të çdo muaji.
Me urdhër të SPAK, më 21 tetor u arrestua presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”. Ndërsa ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas SPAK, Kryemadhi është e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”./vizionplus.tv