E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Deti merr një tjeter jetë, mbytet plazhisti në Durrës

Mbytet një pushues i moshës rreth 60 vjeç pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne.

Reklamë

Pushuesi është nxjerrë pa jetë nga uji dhe eshte transportuar në morg ndersa nuk eshte identifikuar ende.

Ky është viktima e tretë që humb jetën gjatë 24 orëve të fundit, dhe i dyti rast që regjistrohet në Durrës.

Në herët gjatë ditës së diel, humbi jetën një 31-vjeçar nga Skrapari në plazhin e Currilave. Trupi i Doland Mollës u gjet mëngjesin e sotëm nga policia.

Gjithashtu, një 19-vjeçar nga Kruja ka humbur në plazhin e Shëngjinit të dielën. Dyshohet se ai është mbytur në plazhin e Ranës së Hedhun, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

Vazhdo të lexosh

Reklamë