E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Deti i trazuar pengon nisjen e trageteve nga Bari drejt Durrësit

Deti i trazuar dhe era e fortë në brigjet e Italisë jugore kanë penguar natën e kaluar nisjen e dy trageteve të linjës Bari – Durrës.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se dy tragete të tjerë, “Rigel III dhe “AF Marina” janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00.40 dhe tashmë po ankorohen në portin italian.

Dy tragetet e tjerë “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të së dielës  nuk u nisën dot nga Bari për arsye të motit të keq me det të trazuar dhe erë të fortë.

Kompanitë e lundrimit njoftojnë se kanë marrë masa për njoftimin e udhëtarëve me anë të telefonit për ndryshimet e orareve të nisjes së trageteve.

Më shumë video

Reklamë