Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në zonën e saukut në kryeqytet.

Efektivi i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, Roland Bicerri u qëllua për vdekje aksidentalisht me armën e tij të shërbimit nga djali i tij i mitur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqri Brari” pranë kopshtit zoologjik.

Punonjësi i Policisë ishte me disa miq në një lokal, kur djali i mitur i ka marre armen nga çanta dhe ka hapur zjarr ne drejtim te tij.

Si pasojë e të shtënës, polici 39-vjeçar mbeti i plagosur. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi të mbijetojë.

Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë pakujdesia ndërsa janë shoqëruar dhe po merren në pyetje në cilësinë e dëshmitarit disa persona që ndodheshin në lokal në ato momente.

Punonjësi i policisë, Roland Bicerri mësohet se ishte jashtë shërbimit por për shkak se ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kishte me vete armën e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *