Subscribe

Një konflikt i nisur mes anëtarëve të një familjeje në Klos përfundoi me vrasjen e kryefamiljarit.

Ylber Lezi, 47 vjeç dyshohet se u godit me sende të forta nga bashkëshortja dhe vajza e tij, të cilat u shoqëruan nga policia. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës rreth orës 22:00 në fshatin Gurrë e Vogël.

Ende nuk dihet shkaku i vrasjes, ndërsa ishin fqinjët ata që pasi dëgjuan britmat në familjen Lezi njoftuan policinë.

Në pamundësi për tu futur në banesë, pasi bashkëshortja e viktimës, 41-vjeçarja Mine Lezi refuzoi të hapte derën uniformat blu hynë brenda me forcë, ku dhe më pas zbuluan trupin e pajetë të kryefamiljarit.

Familja Lezi, sipas banorëve të zonës, kishte shpesh konflikte pasi jetonte në kushte tejet vështira ekonomike.

 

IBRAHIM ELEZI

KRYETAR I FSHATIT GURRË E VOGËL

Dëgjuam zhurmë dhe dolëm jashtë. Dera ishte e mbyllur. Lajmëruam policinë. Ishte përdorues alkooli në masë.

 

Viktima Ylber Lezi ishte përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa bashkëshortja Mine Lezi 41-vjeç dhe vajza e tij, Aida Lezi 21 vjeç, vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *