Subscribe

Ardian Çapja është plagosur me armë zjarri paraditen e kësaj të hëne në lagjen “Emin Matraxhiu”. 55-vjecari është qëlluar me snajper në kohën që ai po dilte nga shtëpia, dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Autorët pas atentatit janë larguar nga vendngjarja me një makinë “Volswagen”, duke e dërguar në periferi të qytetit të Elbasanit në varrezat e lagjes Fushë Mbret, ku më pas mjeti u gjet i djegur.

Pas njoftimit të banorëve për zjarrin, kanë shkuar edhe zjarrfikëset e qytetit ku si pasojë e municionit që ndodhej në makinë u plagos në këmbë edhe një zjarrfikës me inicialet D. M., 38 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Nga inspektimi i policisë, në makinën e djegur janë gjetur edhe një armë tip “Snajper”, që dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen ku mbeti i plagosur në shpatull Çapja.

Policia dhe prokuroria po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e ndonjë gjurme që do të çojë në kapjen e autorëve që kryen atentatin ditën e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *