Video · Kronikë
DETAJE+FOTO/ Gjendet pistoleta me të cilën i riu kërcënoi policin
Pasi 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga një polic, efektivët kanë gjetur armën e zjarrit me të cilin ai kërcënoi uniformën blu.
Pistoleta e gjetur në vendngjarje, sipas njoftimit të policisë, u bë edhe arsye që polici të qëllonte në drejtim të të riut. Pistoleta me një krehër me fishekë u sekuestrua nga efektivët si provë materiale.
Reklamë
Gjatë ngjarjes, Klodjan Rasha nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe i drejtoi armën efektivit. Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e të riut që humbi jetën në spital.

Më shumë video
Reklamë




