E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Detaje tronditëse/ Djali i vrasësit të dyfishtë, kishte lidhje intime me motrën e dy viktimave

Ditë pas dite dalin në dritë më shumë detaje mbi historine e vrasjes së dy motrave nga Përparim Ademi më 31 dhjetor.

Historia e dy familjeve, motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi nga njeri krah si dhe Perparim Ademi nga ana tjeter, është me e komplikuar sec dukej në pamje të parë.

Mësohet se motra e vogel e dy viktimave, Anxhela, që ndodhej në banesë në momentin e krimit, ka një lidhje intime me djalin e autorit.

Duhet thene se  Përparim Ademi, para disa vitesh u kishte shitur banesën dy motrave dhe i kishte lene ne qiell te hapur. Per kete arsye motrat kishin marre nje shtepi me qira ne zonen e Unazes se Re.

Reklamë

Më pas i kishte strehuar në shtëpinë e tij. Siç duket edhe nga fotot, dy motrat, që kishin lidhje intime me Ademin, bashkëjetonin me gruan e tij në te njëjtën banesë.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani u qëlluan në banesën e tyre në Astir ne 31 dhjetor nga Perparim Ademi, 59 vjecari i cili kishte pasur lidhje intime më të dyja motrat.

Përvec vrasjes së dyfishte dhe armëmbajtje pa leje, Prokuroria regjistroi procedimin penal edhe për trafikim fëmijësh ndaj 59-vjeçarit.

Kjo pasi vëllai i viktimave, Bashkim Metani, u shpreh se dy motrat e tij kishin me autorin 10 fëmijë që i kishin shitur në Selanik.

 

Më shumë video

Reklamë