Subscribe

I riu mbeti i vrarë orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në kryeqytet, pak metra larg shtëpisë nga efektivi i policisë me iniciale N.H. Referuar njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, atëherë kur në fuqi ishte ora policore, ku sipas SHÇBA, Klodjan Rasha, ka kryer disa veprime të dyshimta e për pasojë patrulla e Shërbimit e përbërë nga 2 punonjës i kanë bërë thirrje që të ndalojë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, gazetari i njohur Eni Ferhati ka treguar më shumë detaje rreth vrasjes së Klodian Rashës.

“Gjatë ngjarjes kanë qenë dy efektivë policie me një automjet që kanë shërbyer. Efektivi tjetër ka lajmëruar sallën operative dhe pasi ka dëgjuar të shtënat ëshët vënë dhe ai në lëvizje dhe më pas ka parë. Ka qenë në fakt një dinamikë shumë e gjallë, pasi i ndjeri Klodian Rasha kur I është bërë thirrje nga Policia ka tentuar të lëvizë dhe ka lëvizur në krahun tjetër të karanxhatës të rrugës ‘Dritan Hoxha’, ndjekja ka vazhduar për disa sekonda dhe  ai është kthyer. Në gjykimin tim, Policia mund ta kishte zgjidhur në një formë tjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *