E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Video · Vendi

DETAJE/ Të rinjtë në Bulqizë shoqërohen në polici pas konflikit në lokal, familjarët e tyre plagosen me thika në derë të komisariatit

Një konfikt mes të rinjsh ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta para komisariatit të Policisë së Bulqizës mbrëmjen e të martës.

Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal, ndërsa menjëherë janë shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Por teksa të konfliktuarit ndodheshin ne ambientet e brendshme të komisariatit, familjarët e të rinjve ndodheshin në ambientet e jashtme.

Aty ka nisur një tjetër konflikt mes palëve duke përfunduar me plagosjen e tre personave me thikë.

Reklamë

Të plagosur kanë mbetur Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje e rëndë, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç. Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Deri tani pista e ngjarjes mbetet ajo për debate të momentit pasi konflikti i parë ka nisur në orën 20:30 dhe konflikti i dytë që solli tre të plagosur në orën 21:00.

Më shumë video

Reklamë