Kronikë
DETAJE/ Plagosja në Korçë, 40-vjeçari u qëllua tri herë me thikë

Plagosja e 40-vjeçarit, Ergyst Shtylla këtë të martë ka ndodhur në afërsi të katedrales së Korçës.
Vizion Plus mëson se një person, ende i paidentifikuar, ka qëlluar tri herë 40-vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë.
40 vjeçari Shtylla ndodhet aktualisht në sptialin e Korçës në sallën e reanimacionut ku po i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërkohë që dy persona mësohet të jenë shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur në Bulevardin “Republika” në Korçë.
Reklamë
Gjithashtu po sekuestrohen kamerat e sigurisë që ndodhen në lokalet pranë vendit ku ndodhi ngjarja. /vizionplus.t
Vazhdo të lexosh
Reklamë




