E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Laç, policia në ndjekje të tre autorëve

Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me autorët e vrasjes së dy kushurinjve Kelvin Jushi, 30 vjeç, dhe Erjon Jushi, 36 vjeç, mbrëmjen e së dielës në Laç.

 

Sipas uniformave blu motivi i vrasjes ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes 5 personave dhe për zbardhjen e rrethanave të krimit, policia shoqëroi 23 persona në cilësinë e dëshmitarit, apo që kanë dijeni për vrasjet.

 

Reklamë

Të dyshuarit si autorët e vrasjes së dy të rinjve janë Markel dhe Manuel Bushi, përkatësisht 25 dhe 23 vjeç si edhe Vinces Bushi 28 vjeç, kushëri i tyre, të tre banues në Kurbin, të tre lindur e banues në Kurbin, të cilat janë shpallur në kërkim.

 

Ndër të tjera, janë kryer një sërë kontrollesh në banesa e vende të dyshimta ku mund të ishin fshehur autorët, ndërsa vijon ende aksioni për kapjen e tyre.

 

Ndërkohë Policia e Kurbinit vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Më shumë video

Reklamë