Ka folur para policisë bashkeshorti i Shahe Likës, i gruas që i dha fund jetës duke u vetëvarur në Kamzë.

 

Shefqet Lika  tentoi të fshehë ngjarjes duke lajmëruar familjarët e gruas se ajo kishte dnërruar jetë për shkaqe natyrale por pas dyshimeve të tyre policia zbardhi ngjarjen e plotë dhe vuri në pranga burrin.

 

Gjatë ditës së sotme 56-vjecari ka deklaruar se kishte frikë nga familjarët e bashkëshortes të tregonte të vërtetën.

 

Ai ka thënë se prej kohësh familjarët e saj e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte ndaj gruas dhe se herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin.

 

Bëhet me dije se çifti ka pasur konflikte prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti  dyshohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj.

 

Në javët e fundit mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra.

 

Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t’u vetëflijuar.

 

Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *