E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Detaje nga takimi Rama-Pompeo: SHBA, mbështetje e fortë e Shqipërisë

Në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi të mërkurën në Uashington me sekretarin Mike Pompeo, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka zbuluar ku u fokusuan në bisedën mes tyre.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ambasada nënvizoi se SHBA do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, si dhe për refromën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

 

“Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dje në Uashingon. Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta gjatë kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Shqipëria.”

 

Po ashtu, Sekretari i Shtetit përgëzoi kreun e qeverisë për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për të ndarë barrën e detyrimeve në NATO, për luftën ndaj aktivitetit keqdashës të Iranit dhe për marrjen përsipër të një roli udhëheqës rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimeve të së ardhmes.

Më shumë video