Subscribe

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku një 20 vjeccare mbeti e plagosur me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një historie të prishur dashurie për të cilën 30 vjecari që qëlloi me armë, nuk binte dakord.
Fadil Likaj, 30 vjeç, dyshohet se pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasen Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qyetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë patur një lidhje dashurie të mëparshme.

Ngjarja ka ndodhur brenda lokalit ku të rinjtë janë konfliktuar dhe 30 vjeçari në fillim ka hedhur një granatë në tokë pastaj ka qëlluar një here mbi vajzën e cila ka dalë jashtë lokalit duke bërtitur e duke kërkuar ndihmë.

Gjithashtu bëhet me dije se 30 vjeçari është larguar me vrap, ndërsa qytetarë të ndryshëm e kanë ndjekur dhe e kanë neutralizuar derisa mbërriti policia dhe bëri arrestimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *