Subscribe

Detaje të reja kanë dalë në dritë për hetimet që prokuroria e Pukës po kryen lidhur me inskenimin e vdekjes së Davide Pecorellin.

Mësohet se nga verifikimet e kryera deri më tani, hetuesit dyshojnë se biznesmeni italian është ndihmuar nga një prift në vendin tone i cili dyshohet se e ka dërguar Pecorellin nga Shqipëria deri në një manastir në Medugorje, në Bosnjë.

Që prej fillimit të ngjarjes prokuroria ka marrë në pyetje 13 persona, mes te cilëve edhe të dyshuar që kanë ndihmuar të kalojë kufirin.
Davide Pecorelli, ka treguar për autoritetet italiane se është i zhytur në borxhe.

Për gati nëntë muaj ai qëndroi i fshehur ndërsa familjarët i kishin humbur shpresat se mund ta shihnin të gjallë. Aktivizimi i kartës së bankës në Itali ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli pas 9 muajsh nga zhdukja e tij e inskenuar në Pukë. Misteri mbi zhdukjen e tij në Shqipëri u zbardh të shtunën pasi Pecorelli është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *