E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Detaje-Nëna e Aleksandër Sadikajt u ndalua për shfrytëzim prostitucioni, bashkëpunonte me dhëndrin polic

Përveç Aleksandër Sadikajt, i cili prej vitesh njihej nga policia si i përfshirë në aktivitete me natyrë kriminale, pas nuk qëndrojnë edhe anëtarë të familjes së tij.

 

Më konkretisht e ëma, Silvana Kalemi, e cila rreth gjashtë muaj më parë është proceduar penalisht nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (sot AMP) për shfrytëzim prostitucioni. 53-vjeçarja dyshohej se shfrytëzonte ambientet e lokalit që e kishte në pronësi në Memaliaj, ushtronte aktivitetin e ushtrimit të prostitucionit.

 

Reklamë

Në atë kohë, bashkë me Kalemin, u pezulluan nga detyra edhe dy punonjës policie të Tiranës, të cilët ndihmonin gruan në aktivitetin e kundraligjshëm. Njëri prej policëve, specialist i Seksionit të Hetimit të Aksidenteve, ishte dhëndrri i Kalemit, ndërsa një inspaktore 27-vjeçare, punonjëse në Sallën e Komandimit, njoftonte gruan për aksionet e policisë.

 

Në banesën e nënës së Aleksandër Sadikajt u gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu gjysëmautomatike dhe sasi fishekësh, të cilat mbaheshin pa leje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë