Nga Blerina Cene
Jani Alia, një nga personat më të kërkuar është vënë në prangat e policisë për ekzekutimin në një lokal ne Tiranë të Elton Çiços.
Lexo edhe :
Related Posts
Me ndihmën e autoriteteve greke, u bë i mundur arrestimi i tij në Athinë, përmes operacionit “In time”.
Ekzekutimi i Elton Çiços, ndodhi më 1 maj të vitit 2016, kur brenda lokalit “De Niro” në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, autorit hyri dhe e qëlloi me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend me dy plumba në kokë.
Shkak i vrasjes dyshohet se u bë hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiços, që kishte nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes dhe I dyti për trafik droge. Elton Çiço kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg.
Jani Aliajt iu konfiskua me vendim të Apelit të Posaçëm pasuria.

Njoftimi:
Operacion i përbashkët ndërkombëtar për kapjen e të kërkuarve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke.
Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.
Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.







