Subscribe

Asqeri Mandri, 34 vjeç u vu në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi mbante të mbyllur në banesë bashkëshorten, të cilën e dhunonte dhe monitoronte me kamera.

Vizion Plus mëson se Mandri prej pak kohësh ishte kthyer nga Gjermania. 34-vjeçari dyshohet se vuan nga problem të shëndetit mendor.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas kthimit nga Gjermania ai kishte shfaqur shenja dhune, dhe kishte filluar të dhunonte bashkëshorten të cilën e izoloi dhe e monitoronte me kamera.

Një tjetër rast i ngjashëm u zbulua në Tiranë disa javë më parë. Më 26 janar, u prangos Jetnor Zhaboli 35 vjeç, i cili kishte kthyer shtëpinë “në burg” për bashkëshorten, fëmijët e mitur dhe nënën.

Zhaboli kishte instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë për t’i monitoruar, ndërsa kur largohej nga shtëpia i bllokonte valët e telefonit në mënyrë që mos kishin kontakte me persona të tjerë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *