E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

DETAJE/ Biznesi i makinave me qira ishte hapur para 5 ditësh, zjarri dyshohet i qëllimshëm, shkak konkurrenca

Vizion Plus mëson detaje të reja nga zjarri në biznesin e dhënies së automjeteve me qira.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Donald Trump” u përfshi nga flakët biznesi në pronësi të Edjon Hoxhës dhe si pasojë u dogjën disa automjete.

Edjon Hoxha kishte vetëm 5 ditë që e kishte hapur biznesin.

Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë.

Reklamë

Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati nr 5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.

Edjon Hoxha është me precedent penal në fushën e narkotikëve. Por kjo nuk po hetohet nga efektivët, pasi pista kryesore ajo e konkurrencës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë