E diel, 29 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

DETAJE/ 58-vjeçari qëlloi me kallash brenda bankës, mori paratë por u “kap mat” nga policia te dera

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në zonën e ish-Parkut në Tiranë, mesditën e sotme, ku një 58-vjeçar, i identifikuar si Bardhyl Fusha, tentoi të grabiste një bankë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, bën me dije se autori është futur në bankë me një çantë, brenda së cilës kishte një kallashnikov.

Sapo ka hyrë në ambientet e bankës së nivelit të dytë, Fusha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.

Më pas, ai ka arritur të marrë një shumë parash nga arka. Një qytetar, i cili ndodhej brenda bankës, ka lajmëruar menjëherë policinë. Patrulla ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe, sapo ka mbërritur, ka kapur autorin duke dalë.

Reklamë

Menjëherë iu sekuestrua çanta, brenda së cilës u gjetën paratë dhe arma e zjarrit.

58-vjeçari u shoqërua në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë