Kreu i partisë më të re në Shqipëri “Aleanca Konservatore për Shqiëprinë”, ishte i ftuar këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli për zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se forca politike që ai drejton synon të marrë nga 1 deri në 7 mandate në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij ky ishte momenti i duhur për t’i dhënë zë forcës politike Konservatore. Ai tha se fitorja e Donald Trump në SHBA është një mbështetje e madhe ëpr gjithë partitë konservatore në botë.
Pjesë nga biseda:
Goxhaj: Për herë të parë u përpoqëm në vitin 2019 që të ndërtonim një forcë politike anti-Soros, e linjës konservatore. Dështuam në vitin 2020 kur filloi pandemia për ta vazhduar, pasi u bë e pamundur të bëhëj aktivitet për të orghanizuar për parti. Në 2021 nuk arritëm dot për 1400 firma për të plotësuar kriterin e KQZ për tu regjistruar në zgjedhje. Në 2022-2023 u përpoqa shumë për ta çuar përpara. Në 2023 u krijua mundësia, dhe unë e kam deklaruar në atë kohë që ne presim zgjedhjet në Amerikë. Nëse Trump fiton ne do të ndërtojmë një forcë politike për tu futur në zgjedhje.
Borakaj: Po pse e lidh me Trump?
Goxhaj: Unë jam i bindur që pa ndodhur ndryshimi në perëndim është e pamundur t’ia dalësh në një realitet si i joni ku është i kapur. Ambasada Amerikane dhe KE janë thjeshtë metastaza të mafies Soros. Vetëm nëse shkëputet kjo metastazë në Shqipëri mund të lulëzojë liria. Ne jemi një shtet i krijuar nga ambasadorët dhe jemi të mallkuar si shtet ambasadorësh. Vetëm Trump me filozofinë e tij të sovranizmit si në rastin gjerman të AFD ne mund të kërkojmë pavarësi. Se në Gjermani është një forcë sovraniste që gëzon mbështetjen e Musk i cili thotë që e vetmja forcë që shpëton gjermaninë është AFD. Ne shpresojmë të kapim 1 deri në 7 karrige duke parë ngjarjet botërore dhe me ndihmën e Zotit.