Ligjvënësit britanikë hodhën poshtë për herë të tretë marrëveshjen e Kryeministres Theresa May për divorcin me Bashkimin Evropian.

 

Pas një debati maratonë në parlament, ata votuan këtë herë me një diferencë prej 58 votash, 286 deputetë pro dhe 344 kundër, duke hedhur poshtë rreth 2 vite bisedime intensive të kryeministres britanike me Bashkimin Europian.

 

Votimi i kësaj të premte ka shkaktuar paqartësi të mëdha për mënyrën se si dhe kur Britania do të largohet nga BE-ja, apo edhe nëse do të largohet.

 

Vetëm disa minuta pas votimit, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se krerët e BE-së do të takohen më 12 prill për të diskutuar largimin e Britanisë nga blloku.

 

Para votimit kryeministrja paralajmëroi ligjvënësit se kjo ishte mundësia e fundit për të garantuar largimin e vendit nga BE-ja.

 

Mediat flasin për dy skenarë të mundshëm, që Britania të dalë automatikisht nga BE më 12 prill, pa asnjë marrëveshje, ose do t’i kërkohet Bashkimit Europian një zgjatje afati, të paktën për një viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *