Subscribe

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjedhë presidentin e Kosovës në raundin e parë të votimit. Shkak është bërë fakti se asnjëri nga kandidatët që janë në garë për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, nuk mori 80 vota të nevojshme.

Në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë, por 81 prej tyre morën pjesë në votim. Për Osmanin votuan 69 deputetë, ndërsa 12 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Nga ana tjetër, Nasuf Bejta nuk siguroi asnjë votë.

Deputetët pritet të zhvillojnë raundin e dytë të votimit, në të cilin po ashtu kërkohet që njëri nga kandidatët të ketë së paku 80 vota që të zgjidhet president i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *