E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dështon misioni në Hënë i anijes hapësinore izraelite

Anija e parë hapësinore me financim privat nuk ka arritur ta ccojë misionin e saj deri në fund, pasi është përplasur në sipërfaqen e Hënën.

 

Sipas mediave ndërkombëtare shkak i rrëzimit të anije është bërë një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur Beresheet u përpoq të ulët butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

 

Reklamë

Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë.

 

Beresheet, ishte një projekt i përbashkët midis “SpaceIL”, një organizatë jofitimprurëse izraelite e financuar privatisht dhe Industrive hapësinore të Izraelit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë