E martë, 3 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:30 Në vijim ora 05:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Sport

Dështon Kukësi, ndëshkohet 5-2 nga Torpedo

Kukësi ka marrë një leksion të vërtete futbolli në turin e trete eleminator të Uefa Europa League.

 

Skuadra e shqiptare u mund me rezultatin 5 me 2 në Gjeorgji në ndaj Torpedo Kutaisi duke i lënë vetes shumë pak shanse për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm në takimin e kthimit.

 

Reklamë

Një humbje e rëndë e cila u diktua që në fillim pasi vendasit shënuan dy herë në 15 minutat e para në portën e Frashërit me anë të Kukianidze pas gabimeve të rënda të bëra në prapavijë nga kuksianet.Verioret u përpoqen të ringrihen dhe e bënë këtë gjë me një gol të bukur nga diatanca të shënuar nga boshnjaku  Harba.

 

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu madje pati një tjeter shans me Reginaldon që humbi një shans të mirë për të barazuar.E megjithatë Kukesi u shpërfytyrua brenda pak minutash teksa pësoi dty gola të tjerë në minutat 28 dhe 31 falë golave te Marin dhe Kimadze.

 

Në pjesën ë dytë episodet më të rëndësisshme u shënuan në fund, teksa fillimisht Kapanadze dërgoi shifrat në 5 me 1 ndërsa Sebino Plaku në minutën e 88 shkurtoi diferencat në 5 me 2.

 

Pas një jave në Shqipëri, Kukësit i duhet një mrekulli për të kaluar në play off.

Vazhdo të lexosh

Reklamë