E martë, 15 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Deshton dixhitalizimi, qytetarët dynden për dekoderat

Dështon fushata e informimit te qytetareve per te kaluar transmetimet audiovizive nga analoge ne dixhitale. Mbyllja e menjëhershme e sinjalit është reflektuar ne terren me kaosin dhe terrin informative te krijuar.

 

Te irrituar dhe mes radhësh te gjata, banoret thonë se nuk kane patur informacionin e duhur ne lidhje me afatin e sakte te ndërprerjes se kanaleve televizive.

 

Te paqarte dhe te painformuar ne lidhje me procedurën  se si duhet te veprojnë per të ndjekur kanalet televizive pa pagese ose ato te paketave te ndryshme, qytetaret i jane drejtuar per zgjidhje platformave dixhitale. Per shkak te kërkesave te larta ne te gjitha pikat e  kompanisë “Tring” e jo vetëm, ka pasur dyndje qytetaresh.

 

Nje dite me pare kreu i AMA-s Gentian Sala e shpjegoi situatën qe po ndodh ne Tirane e Durrës, e cila përben nje te treten e popullsisë se vendit.

Por situata ne terren dhe radhët e qytetareve tregojnë mungesën e informacionit te duhur per hyrjen ne fuqi te  ligjit, duke i çuar shqiptaret dhjetëra vite pas.

Nderkohe platforma dixhitale Tring ne te gjitha  pikat e saj ofron asistence teknike per çdo problem dhe paqartësi te qytetareve se si mund t’u rikthehen transmetimet televizive pa pagese, por edhe përmes paktave dixhitale.

Ndërsa dekoderat universal mund te blihen ne çdo dyqan te pajisjeve elektronike.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video