Nuk ka marrëveshje për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi edhe pas raundit të shtatë të bisedimeve mes partive të shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e vitin 2020.

 

Diskutimet ndodhën vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviç sipas ligjit duhet të emërojë mandatarin e ri ose të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

 

Përfaqësuesi i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, që ishte nismëtare e kësaj marrëveshjeje, tha të premten se “negociatat kanë ngecur në shpërndarjen konkrete të pushtetit, pra në përputhje me atë që u ka dhënë populli”.

 

Marrëveshja dështoi pasi Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazovic nuk ka marrë pjesë në mbledhje dhe në deklaratën e tyre thuhet se “nuk janë gati për kompromise të kalbura”, dhe se “nëse nuk ka marrëveshje do të shkojmë në zgjedhje”.

Qeveria e Dritan Abazovicit , u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *