Carlo Tavecchio dorëhiqet nga posti I presidentit të federatës italiane të futbollit. Numri një i futbollit italian dha doreheqjen gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit federal ku diskutohej dështimi më i madh në historine e futbollit të këtij vendi, mos kualifikimi i kombëtares për në kupën e botës së Rusisë. Në fakt nga 17 anëtaret e këshillit, posti i presidentit të federatës u hodh në votim dhe pro Tavecchios votuan 10 vetë por pavarësisht kësaj ai dha dorëheqjen pasi ishte vënë në qëndër të kritikave nga aktoret e rëndësishëm të futbollit italian, komiteti olimpik dhe vetë qeveria italiane pas disfatës turpëruese ndaj Suedisë në dy takimet e play off ku axurret nuk shënuan dot asnjë gol.

 

Fillimisht u dorëhoq trajneri Ventura ndërsa tani radha i erdhi edhe numrit një të federatës Tavecchio i cili kishtë dhënë deklarata kontrioverse lidhur me largimin e tij nga ky post. Dështimet e 4 herë kampioneve të botës trondisin brenda katër viteve dy herë rrjesht piramidën drejtuese te federatës italiane pasi edhe pas eleminimet në grupe në botërorin e Brazilit në 2014, u larguan trajneri Prandelli dhe presidenti i federatës Abete. Tashmë mbetet të zgjidhet presidenti i ri i federatës italiane për të proceduar më tej edhe me trajnerin e ri ku shumë emra janë përfolur deri tani si Ancelotti, Mancini, Allegri dhe Conte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *