E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dëshmon gruaja që vrau burrin, 49 vjeçarja thotë se kishte tentuar edhe më parë të kryente krimin

“Kam tentuar edhe më parë ta vras burrin”, ka dëshmuar për policinë 49- vjeçarja, Elvira Tahiraj që goditi për vdekje me sëpatë bashkëshortin e saj në fshatin Metoq të Sarandës.

Ngjarja tragjike ndodhi dje, ndërsa burimet informojnë që ajo e ka pranuar krimin dhe shfaqi gjakftohtësi të, duke zbuluar se nuk ka dhënë asnjë arsye për veprimin e saj, duke lënë hetuesit të habitur.

Reklamë

Ngjarja është zbuluar rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur vajza e çiftit, e cila ndodhej në shtëpi, u zgjua dhe gjeti të atin, Nazar Tahiraj, 55- vjeç të pajetë në shtratin e tij, të mbuluar nga gjaku. E tronditur, ajo nisi të kërkonte për të ëmën dhe e gjeti atë duke qëndruar pranë derës së jashtme të shtëpisë.

Në panik, vajza telefonoi motrën e saj, për ta informuar për ngjarjen. Ishin ato që njoftuan menjëherë policinë. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë akt fatal.

Policia po shqyrton gjithashtu gjendjen mendore të 49-vjeçares për përcaktimin e motivit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë