Politikë
Dëshmoi 5 orë në SPAK, Veliaj: Jam denoncuar nga ata që nuk na mundin dot në zgjedhje, është një kurth

Sqarimet për dëshmin e tij në SPAK, Erion Veliaj i dha gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Veliaj tha se e gjitha kjo që po ndodh është një kurth, dhe se denoncuesi është një anonim që nuk ekziston.
Reklamë
“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një Nesti Angoni, ky nuk ekziston, e dimë çfarë emri dhe kulture lincuese përfaqëson ky stil. Është një kurth i sajuar. E kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot, janë kthyer në letrat anonime”, tha Veliaj.
Më tej kryebashkiaku i Tiranës dha dhe një emsazh për opozitën, duke thënë se me ta do të përballet në pranverë, dhe qytetarët do t’i ndëshkojnë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




