Subscribe

Dëshmitarët e Gërdecit kanë dhënë këtë të premte dëshmitë e tyre para togave të zeza. Ata kanë rrëfyer detaje nga dita e shpërthimit që i mori jetën 28 personave si dhe përditshmërisë në punën e çmontimit të armëve.

 

Çaje Çiku: Kam qenë e punësuar nga Qeshori 2007 deri kur ka ndodhur shpërthimi. Në fillim tek fishekët më pas jam marrë me larjen e predhave dhe punoja brenda në magazinë. Në punë më mori Veiz Muça. Nuk na kanë bërë instruktazh, nuk më kanë dhënë asnjë dokument, nuk kishte paisje kundër zjarrit, unë nuk i kam parë. Ditën e ngjarjes zjarri ka rënë kur ne ishim në orarin e drekës. Zjarri nisi jashtë ndërtesës. Baruti aty trasportohej me karroca, nuk kam dijeni se kush i riparonte.

 

Përgjigjiet për pyetjet e avokatit Ardian Visha.

 

Unë nuk kam parë herë tjetër që të ketë pasur zjarr aty, dëgjonim që dëmtoheshin karrocat, por ne ishim grup tjetër.  Fatmir Mediun se njoh. Ditën e ngjarjes kur ra zjarr kemi ikur më vrap.

 

Visha kundërshton dëshmin e zonjës pasi ajo bie ndesh me atë cfarë ajo ka dhënë në vitin 2008 para oficerëve të policisë gjyqësore. Sipas Avokatit ka terminologji dhe fraza të cilat zonja nuk jua di kuptimin, siç është edhe vala godirëse. Po ashtu ka deklarim të ndryshëm nga ajo që ka dhënë para gjykatës. Gjykata pranon kërkesën e avokatit për administrim të dëshmisë së dhënë në 2008.

 

Zabit Çuku ish-ushtarak:

 

Deri në 2004 kam qënë në Ministrinë e Mbrojtjes, më pas kam punuar deri në 2007 në Gjadër për çmontimin e minave detare.  Në Gërdec jam punësuar në 21 janar 2008. Aty kam vajtur së bashku me disa ish-ushtarkë të tjerë, ne ishim liruar nga detyra dhe ishim nevojtarë. Merrnim 3 mijë lëkë në ditë. Njoftimin e mora nga Sokol Ngjeci. Detyra jonë ishte të merreshim me sigurine teknike për shkak të profesionit si ish-xhenier. Grupi që unë drejtoja ishte i përbërë nga disa veta. Isha 20-30 metra nga vendi ku ra zjarri. Une punoja tek predhat, te cilave u hiqnim djegoret me celës mekanik dhe forcën e krahut. Ditën e ngjarjes në shesh kishte shumë barut, ishte me tonë mund të them. Veizi ose Vangjeli na ndanin punët. Kam përvojë në demontimin e minave detare kemi bërë gati 2700 ton. Në Gërdec unë i hiqja djegoret me forcën e krahut. Ditën e ngjarjes në shesh kishte shumë barut që kishte ngelur edhe nga më herët u bëm vrejtje që të hiqej baruti. Në 12 pa ca kam dëgjuar një grua që të bërtasë, ika me vrap se zjarr. Kam parë tym të bardhë, shtëllungë si ai i barutit. Me pas kam marrë punëtorët e mi dhe kam ik me vrap. Mora punëtorët e mi na një tjetër drejtim se e dija që baruti merr si kashta. Më pas më ra një copë predhe nga shërthimi i dytë në kokë, theva këmbën, ndenja 3 orë e gjysëm derisa erdhi ambulanca. Saldime nuk bëheshin brenda. Jashtë s’e di.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *