Që prej pasdites së djeshme u pa se temperaturat pësuan rënie. Më e ndjeshme ishte kjo gjatë natës kur nisën edhe shirat. Sot në mëngjes dita ishte më e freskëta, pas verës së gjatë e të nxehtë. E tillë do të paraqitet situata përgjatë gjithë ditës së sotme dhe asaj të nesërme.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen me 3-5 gradë dhe vranësirat e shirat e dendur do të shihen në gjithë territorin e vendit.
Në ditën e nesërme shirat do të jenë më të dendur ndërsa temperaturat nuk do të ndryshojnë. Pasditja e vonë do të ketë përmirësime dhe dita e premte do të jetë më e kthjellët.

 

Fundjava parashikohet e mirë por temperaturat nuk do të jenë aq të larta sa për të qendruar gjatë buzë detit. Me sa duket, vjeshta ka rdhur zyrtarisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *