E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Deri dje u hapnin barkun me pinca”/ Berisha “shpërthen” ndaj Ramës

Ish-kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës teksa inspektonte të premten Spitalin e Vlorës, ku u shpreh se pacientëve “deri dje ua hapnin barkun me pinca”.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha akuzoi kreun e qeverisë duke e konsideruar një person të degraduar në shkallë ekstreme nga vjedhja. Sipas tij, kjo deklaratë është bërë vetëm për të justifikuar vjedhjen me koncesionin e sterilizimit.

 

“Vjedhja te ka degjeneruar me shume se psikoza dhe droga Edvin!

Barku nuk eshte hapur kurre me pinca por vjedhja me PPP e sterilizimit te ka verbuar syte e mendjes!

Miq, “Deri dje ua hapnin barkun me pinca”, kjo deklarate u be dje para mjekeve ne Vlore! Por jo ne spitalin e psiqiatrise nga nje skizofren i degraduar. Ajo nuk u be nga nje njeri injorant absolut qe sot nuk ekziston por kjo ishte deklarata e njeriut te degraduar ne shkalle ekstreme nga vjedhja, kreu i meduzes Edvin Kristaq Hajnia vetem e vetem per te justifikuar vjedhjen e tmerrshme qe beri me mikun e tij murator te parave te takspaguesve shqiptare me PPP e sterilizimit.”

 

Berisha shprehet se kryeministri ofendoi dhe poshtëroi jo vetëm një popull, por edhe qindra mjekë që kanë arritur të shpëtojnë dhjetëra e mijëra jetë.

 

“Te thuash se deri dje hapnin barkun me pinca, gje qe nuk ka ndodhur as ne kohen e Hipokratit dhe as xherrahve te mesjetes, do te thote ose je i semure psiqik i degraduar teresisht qe nuk dine se çfar flet ose je nje injorant absolut ose hajdut qe vjedhja te ka decerebruar( hequr trurin)plotesisht sepse njeri ne bote normal nje deklarate te tille nuk i lejon kurre vetes ta beje!

Me nje deklarate te tille per te justifikuar vjedhjen e tmerrshme ne kurriz te te semurve, Edvin Mafia fyen dhe poshteron jo vetem nje vend dhe nje popull, te cilet ai i urren vetem e vetem se i vjedh si perbindesh por fyen edhe qindra e qindra mjek kirurge qe ne dhjetra mijra operacione te tyre kane shpetuar dhjetra mijra jete! Vjedhja te ka hedhur trute e hajdutit. Rama zhduku.”

 

Koncesioni për sterilizim dhënë me PPP nga qeveria do të hetohet nga SPAK.

Vazhdo të lexosh

Reklamë