E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Sociale

Derdhte mbetjet në lumin Shkumbin/ IKMT ndëshkon me gjobë kompaninë e pastrimit

Pas vendimit të marrjes së kompetencave për kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit, inspektorët e IKMT-së kanë nisur kontrollet në njësi territoriale të bashkive të ndryshme.

Pasi konstatoi hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, pranë bregut të lumit Shkumbin nga firma “Viola-Green SHPK”, IKMT e ndëshkoi me gjobë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.

Po ashtu, Policia e Shtetit do të ndërmarrë hetim penal për këtë rast.

“IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të intensifikojë inspektimet në terren, në çdo bashki apo njësi vendore, duke shoqëruar me masa të ashpra çdo shkelje të konstatuar. IKMT dhe Policia e Shtetit fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë raste të abuzimit me mjedisin, duke telefonuar falas në 112 apo në aplikacionin Komisariati Dixhital. #mbromjedisin”

Vazhdo të lexosh

Reklamë