Subscribe

Derdhjet hidrokarbure në gropat ekologjike, që gjenden pranë sektorit  nr.7  në zonën naftëmbajtëse të Zharrëzës, vijojnë të rrezikojnë jetën e banorëve.

 

Sipas ambientalistit Qani Rredhi derdhjet e fundit janë konstatuar vetëm dy ditë më parë.

 

Ato rrezikojnë jo vetëm kontaminimin e tokave bujqësore, por edhe të ujërave nëntokësore që kanë lidhje me puset e ujit që përdorin banorët.

 

QANI RREDHI

AMBIENTALIST

“Kjo gropë i ka problemet të hershme. Vjet ne kemi kapur këtu në flagrancë, derdhjen e 320 ton mbetje nafte kur u pastruan depot pranë stacionit. Mbrëmë më lajmëruan që ka derdhje të freskëta, siç e shikoni. Me shtimin e reshjeve në stinën e dimrit, ujërat migrojnë edhe nëntokë dhe rrezikon edhe puset e ujit që përdorin banorët për të larë fruta apo punë të tjera se për të pirë nuk e përdorin. Ka mbi 20 vjet në këtë gjendje.”

 

Në zonë ekzistojnë 4 gropa ekologjike nga të cilat, njëra pa leje mjedisore e një tjetër rrezikon të çahet, ndërsa shqetësimi më i madh mbetet fakti që vijon të ketë derdhje të tjera pavarësisht denoncimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *