Pak emocione dhe asnjë gol ne derbin e Madridit. Ne javën e 7 te “La Liges” ne “Wanda Metropolitan”, Atletiko dhe Real nuk shkuan me shume se barazimi 0-0, një rezultat qe kënaq skuadrën e Zidan qe mban i vetëm kreun e renditjes, 1 pike larg Granadas dhe te ashtuquajturve Los Colchoneros.

 

U duk se do te ishte një ndeshje me mjaft ritëm kur qe ne fillim te ndeshjes te zotet e shtëpisë sulmuan me insistim dhe kundërsulme te shpejta. Ne te kundërt Los Blancos u përpoqën te ulen ritmin për te goditur ne momentin e tyre me te mire ndërsa duhet theksuar se mbrojtja e tyre ishte ne mbrëmjen me te mire duke zhvilluar një volum te madh loje. Pjesa e pare pothuajse e barabarte ne raste me nga dy për secilën skuadër. Iniciativës se Zhoa Feliks ju kundërpërgjigj Toni Kros ne fundin e pjesës se pare .

 

Ne pjesën e dyte Simeone fut ne loje Correa dhe argjentinasi pati një shans te arte brenda zonës por pa arritur te centroje si duhet rrjetën. Miqtë u kundërpërgjigjen menjëherë me Gareth Bale por gjithsesi ishin te zotet e shtëpisë qe kërkuan me ngulm tre piket. Ne minutën e 75 Benzema deri ne ato momente ne hije dhuroi emocionin me te bukur te mbrëmjes por qe u neutralizua nga Oblak.

 

0-0 rezultati përfundimtar me Real qe është ekipi i vetëm qe nuk ka pësuar humbje ne “La Liga” ndërsa mban serine e rezultateve pozitive ne shtëpinë e Atletikos prej 4 sezonesh . Drite hije për dy yjet qe priteshin me padurim ne këtë ndeshje Zhoao Feniks dhe Eden Hazard te cilët u zëvendësuan ne pjesën e dyte duke mos i mbyllur te plota 90 minutat e sfidës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *