Java e 7 e kampionatit skocez dhuroi emocione te mëdha në platformën Tring, për shkak të derbit te madh të Gllaazgout, mes Rangers dhe Celtic. Miqtë arritën një fitore te madhe 2 me 0 në Ibrox duke vazhduar te qetë kryesimin e tabelës së renditjes në premier ligen skoceze me 16 pikë.

 

Një fitore, ajo e kampioneve në fuqi të Skocise e arritur në 45 minutat e dytë, pasi pjesa e parë e derbit të madh të këtij vendi është mbyllur ne barazim 0 me 0. Megjithatë mbrojtja e Rangers do të thyhej në minutën e 50 kur mesfushori Australian Tom Rogic arriti të shënoje në portën e Foderingham.

 

Vendasit nuk arritën dot të reagonin dhe te merrnin vetën pas kësaj goditje dhe për më tepër pësuan edhe golin e dytë në minutën e 65. Këtë herë për Celtic arriti të shënonte bomberi Grifits, pas një pasimi të dhënë nga Roberts. Në këtë mënyre një nga derbit më të zjarrta në Europe i shkoi Celtic, skuadër e cila vazhdon të dominoje përballjen me Rangers pas ringjitjes se këtyre të fundit, ne mesin e më të mirëve të futbollit skocez.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.