Deputetja demokrate e Dibrës, Dhurata Çupi denoncon se Rruga e Arbrit, inauguruar nga kryeministri Edi Rama dy muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit si pasojë e reshjeve të dëborës.

 

Sipas saj, rruga u hap për propagandë, ende pa u përfunduar.

 

Postimi:

“Rruga e Arbrit”, e inauguruar me pompozitet nga kryeministri 2 muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit nga bora.

E kam denoncuar edhe më herët, që rruga u hap për propagandë. Në të vërtetë ajo është e pa mbaruar, prandaj sot shikohet si rrezik për qytetarët dhe bllokohet kalimi me polici si në shtetrrethim.

 

Mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëvë zgjati më pak se 2 muaj. Kur rrugët jepen pa garë tek klientët e Edi Ramës, kur kontratat dhe afatet nuk respektohen, korrupsioni është para syve tanë!

 

Bie pak borë në Shqipëri dhe bllokohet gjithçka. Mbyllen shkollat, mbyllen dhe rrugët. Shteti i korrupsionit që ka ngritur Edi Rama del zbuluar thjesht nga një borë.

 

Në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh, i izolon dhe i varfëron.

 

Dibranëve u duhet një bashki për vete, jo për qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *