Deputetja nga koalicioni qeveritar, Julijana Nikollova u bën thirrje deputeteve përfshirë dhe ata të VMRO-DPMNE-së, që të përkrahin amendamentet kushtetuese.

 

“Tani është momenti që të gjithë së bashku me forca të përbashkëta të tregojmë se sa jemi të brengosur dhe sa prej nesh e duan më të mirën për vendin tonë duke i siguruar të ardhme të ndritur dhe anëtarësim në NATO dhe BE. Për këtë ne si përfaqësues të popullit duhet ta dëgjojmë dëshirën e tyre ti përkrahim amendamentet kushtetuese. Është treguar se me ato nuk humbim asgjë por e kundërta, garantohet identiteti, paprekshmëria e kufijve tanë dhe forcohet vazhdimësia e historisë së shtetit tone”.

 

Sipas saj nëse VMRO-DPMNE vazhdon ta bllokojë procesin integrues të vendit, me kërkesën për amnisti, si zgjidhje e vetme do të mbetet mbajta e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *